Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kenia, ku një staf i tërë mjekësor deri tek drejtuesi i spitalit është pezulluar nga puna pasi operuan në tru pacientin e gabuar. Në spitalin ishin duke u trajtuar dy persona të ndryshëm, njëri prej të cilëve kishte një mpiksje gjaku në tru dhe kishte nevojë për ndërhyrje, ndërsa tjetri trajtohej vetëm për një enjtje.
Mjekët e kuptuan gabimin e rëndë vetëm disa orë pasi ndodheshin në sallë të operacionit, kur sigurisht nuk arritën të gjenin mpiksjen e gjakut. Aktualisht është hapur edhe një hetim, ndërsa pritet të mbahet një seancë dëgjimore për këtë rast./dritare.net