Skandalet s’kanë të ndalur: Ministri i Kulturës financon fondacionin e gruas së Behgjet Pacollit. Pa turp publikon edhe fotot!

Në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, është nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi me “Ibrahim Kodra-Swiss Foundation”.

Qëllimi i këtij memorandumi është mbështetja financiare për aktivitetet e arkitektëve të rinj nga Kosova me rastin e pjesëmarrjes në ngjarjen kolaterale “New Urbanistic” në Bienalen e Arkitekturës së Venedikut për vitin 2018, për promovimin dhe përkrahjen kulturore, gjatë vitit 2018.

Sipas këtij memorandumi, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për “Ibrahim Kodra Swiss Foundation” ndan mjetet financiare në vlerë prej 10 mijë euro.

Kryetarja e këtij fondacioni Maria Pacolli, falënderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen e dhënë duke theksuar se kjo mbështetje financiare ka rëndësi të veçantë për arkitektët e rinj të cilët do të jenë një përfaqësim i denjë në Bienalen e Arkitekturës së Venedikut për vitin 2018.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme