Pas seancës soleme të javës së kaluar, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme.
Seanca plenare do të nisë në orën 10:00, ndërsa për një orë parashikohet një seancë e posaçme në kujtim të viktimave të Holokaustit.
Fjalët përshëndetëse në kujtim të kësaj ditë do të mbahen nga kryeparlamentarja, Lindita Nikolla, kryeministri Edi Rama dhe kryetarët e grupeve parlamentare.
Por përtej rendit të ditës të paracaktuar, seanca e sotme pritet të jetë e tensionuar, kjo për shkak të shpërthimit të skandalit të arrestimit të ish-agjenti të rangut të lartë të Byrosë Federale të Hetimeve në SHBA (FBI), Charles McGonigal se ai ka shkelur sanksionet duke punuar për oligarkun rus, Oleg Deripaska.
Aktakuza kundër ish-agjentit tregon se ai ka pasur lidhje të dyshimta biznesi me politikanë nga Shqipëria të kryesuar nga Edi Rama dhe këshilltarë të tij.
Prej dy ditësh opozita ka shpërthyar në akuza ku kërkohet dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Rama dhe nisje urgjente të hetimeve nga ana e SPAK-ut për këtë çështje.
Ndersa sot kryeministri Edi rama e shmangu përballjen duke mos marrë pjesë në kuvend cc’ka ka sjellë nervozizmin e demokratëve të kryesuar nga Sali Berisha.
Prej minutash Berisha ka pushtuar foltoren, ndërsa kryeparlamentarja nuk i lejon fjalën.
“Edi Rama të vijë këtu ose të shpallë dorëheqjen”, deklaroi Berisha pas ndërprerjes së fjalës nga drejtuesja e seancës Lindita Nikolla.
PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës në Kuvend
Pak minuta para nisjes së seancës së sotme plenare 16 deputetë të Partisë Demokratike kanë depozituar kërkesën për ndryshimin e Rendit të Ditës, shkak dosja hetimeve amerikane të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal dhe përfshirjes së kryeministrit Edi Rama në këtë skandal korrupsioni të nivelit ndërkombëtar.
Çështje të tjera të parashikuara në rendin e ditës
-Projektligj “Per disa ndryshime ne ligjin nr.9975, date 28.7.2008, “Per taksat kombetare”, te ndrysh uar”
– Projektligj “Per miratimin e rezolutave nr.663 ” Rritja e pergjithshme e kapitalit GCI ” dhe nr.664 “Rritja selektive e kapitalit SCI”, te vitit 2018, te Keshillit te Guvernatoreve te Bankes Nderkombetare per Rindertim dhe Zhvillim (IBRD)
-Projektligj ” Per miratimin e rezolutave nr.271 “Rritja selektive e kapitalit SCI” dhe nr.272 “Rritja e pergjithshme e kapitalit GCI”, te vitit 2018, te Keshillit te Guvernatoreve te Korporates Nderkombetare Financiare (IFC)”
– Projektvendim ” Per miratimin e plani vjetor 2023 per zbatimin e programit te statistikave zyrtare 2022-2026″.
– Projektvendim ” Per ngritjen e Komisionit Hetimor “Per verifikimin e ligjshmerise se shpenzimeve te udhetimeve me avion jashte shtetit te Kryeministrit ne detyre , nga data 10.9.2013 deri me date 31.1 0.2022.
– Projektvendim “Per nje ndryshim ne vendimin nr. 69/2021 “Per caktimin e anetaresise se komisioneve te perhershme te Kuvendit”, i ndryshuar.
– Diskutime per çeshtje jashte rend it te dites (60′).