Presidenti i Republikës Bajram Begaj thirri sot mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar për të diskutuar në lidhje me skandalin e SHISH ku Vlora Hyseni kishte vënë këtë institucion në shërbim të krimit të organizuar.
Në të njëjtën gjuhë të kryeministrit Edi Rama, Begaj tha se përgjegjësia e Vlora Hysenit është individuale.
Në takim ishte i pranishëm dhe kreu i SPAK, Klodian Braho.
Njoftimi
Presidenti i Republikës Bajram Begaj duke folur me gjuhën e kryeministrit Rama deklaroi se Çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të sigurisë.
Në mbledhje, përveç anëtarëve që përcakton ligji, ishin të ftuar edhe institucioni e Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK-u.
Këshilli diskutoi për situatën dhe masat që duhet të merren nga institucionet për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, bashkëpunimin me partnerët dhe aleatët dhe forcimin e besimit të publikut.
Në takim u konkluduase:
Për sigurinë kombëtare, institucionet nuk konkurrojnë me njëri-tjetrin. Ato kanë përgjegjësi të ndryshme, por i shërbejnë të njëjtit interes:sigurisë së Republikës së Shqipërisë. Çdo mosbesim institucional të zëvendësohet me bashkëpunim, koordinim dhe komunikim profesional.
Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura dhe të respektohen nga të gjithë. Çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të sigurisë.
Institucionet t’u tregojnë qytetarëve se sistemi di të korrigjojë vetveten e të mbrojë interesin publik.Detyra jonë është të forcojmë standardet, kontrollin, transparencën, llogaridhënien dhe bashkëpunimin institucional.
Shqipëria ka institucione, ka partnerë dhe aleatë ndërkombëtarë, ka profesionistë dhe kapacitete. Institucionet e Republikës të punojnë së bashku për të forcuar shtetin, sigurinë kombëtare dhe besimin e qytetarëve.
Këshilli i Sigurimit Kombëtar nuk merr vendime. Ai është organ këshillimor i Presidentit të Republikës dhe mbështet Presidentin në ushtrimin e kompetencave kushtetuese dhe ligjore.Mbledhjet e tij zhvillohen të mbyllura.
The post Skandali i SHISH mbledh Këshillin e Sigurisë/ Begaj si Rama: Përgjegjësia individuale, nuk mund të cenohet besimi tek institucionet appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



