Skandali me fëmijët me aftësi të kufizuara, nëna tmerrohet nga dhuna

E ëma e njërit prej fëmijëve tregon tmerrin që përjetuan kur panë sesi dhunoheshin nxënësit në shkollën ku mësonte fëmija i tyre.

“Familjarët, pas asaj që panë në Fiks Fare, më thonë të mos e çojmë më fëmijën në shkollë”, shprehet ajo.

Një ditë pas trasmetimit të skandalit të dhunës që ushtronin mësuesit ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollën Speciale Luigj Gurakuqi, ka pasur reagime të shumta nga mediat, prindërit dhe Ministria e Arsimit.

Prindi i njërit prej fëmijëve të kësaj shkolle ju drejtua Fiksit për ta falënderuar për gjithë të vërtetën që nxori në pah. Ajo tregoi se e kishte vënë re shenja agresiviteti tek mësuesit, por nuk besonte që gjërat të arrinin deri në dhunë fizike. ” U tmerruam nga pamjet që pamë mbrëmë në emisionin Fiks Fare, ishin të tmerrshme!
Fëmijët e mi vetëm qanin kur shikonin se çfarë bëhej aty” tregon zonja me lot në sy.

Ajo thotë se e ka ngritur zërin për mësues ndihmës, por asgjë nuk është bërë, këtë gjë ja ka thënë drejtorit dhe nëndrejtoreshës.  “Disa herë i kam thënë drejtorit për mësues ndihmës, por asgjë nuk është bërë. Familjarët e mi pas asaj që panë mbrëmë më thonë të mos e dërgojmë më djalin aty”, shprehet e shqetësuar e ëma e 10 vjeçarit.

Kërkesa e vetme e saj është që këta fëmijë të trajtohen me dashuri nga mësuesit “Këta fëmijë janë bekimi më i madh për ne, janë dhurata më e bukur që na ka bërë Zoti. Falënderojmë me shpirt emisionin Fiks Fare që po bën diçka për ne” mbyll shqetësimin prindi.

Pas pamjeve të transmetuara në Fiks Fare, Ministria e Arsimit ngriti një grup inspektimi pranë këtij institucioni dhe pezulloi mësuesit që shfaqeshin duke ushtruar dhunë në shkollë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme