Kryeministri Edi Rama zgjodhi sërish të fshihet, ndërkohë që opozita kërkon praninë e tij në Kuvend për skandalin me Charles McGonigal, agjentin e lartë të FBI.
Edhe pse ishte paralajmëruar prania e tij në seancën e sotme, Rama nuk është shfaqur.
Ndërkohë në rendin e ditës të seancës së sotme është parashikuar të shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e Lindita Nikollës si kryetare Kuvendi, ndërsa kjo e fundit mungon në seancën e sotme.
Pas shumë debateve, drejtuesja e Kuvendit, Ermonela Felaj vendosi të ndërpresë 10 minuta seancën, për të rinisur sërish.
© SYRI.net