Skandali me mishin e prishur, mësohet sa kilogram kanë hyrë për një vit nga Belgjika në Kosovë

Në Belgjikë ka shpërthyer javën e kaluar një skandal në lidhje me cilësinë e mishit që e konsumojnë qytetarët, pas zbulimit se firma “VEVIBA”, një nga furnizuesit më të rëndësishëm, ka funksionuar në kushte të papranueshme sanitare, dhe ka manipuluar me përmbajtjen e mishit. Këtë mish dyshohet se e kanë konsumuar edhe qytetarët e Kosovës. Brenda një viti nga Belgjika në Kosovë hynë jo më pak se 200 mijë kilogram mish. Kurse, brenda vitit në Kosovë hynë mbi 40 milionë kilogram mish të ndryshëm.

Një skandal ushqimor ka shpërthyer në Belgjikë pasi Agjencia Federale për Sigurimin e Rrjetit Ushqimor (FASFC)  ka konstatuar se një pjesë e mishit të prodhuar nga kompania “Veviba”  ka qenë e prishur.

Ky skandal ka prekur edhe shumë vende të Evropës që dyshohet se kanë konsumuar këso lloj mishi.

E pa prekur nuk ka mbetur edhe Kosova. Madje, kosovarët dyshohet se kanë konsumuar goxha mish të tillë, të ardhur nga Belgjika.

Sipas Doganës së Kosovës në vendin tonë për çdo vit nga Belgjika hynë jo më pak se 200 mijë kilogram të mishit të ndryshëm.  Kjo shifër parqet 5 për qind të krejt sasisë që importohet mish në Kosovë brenda një viti.

“Importi nga Belgjika është i ulet në raport me sasinë vjetore  te importit te mishti ne përgjithësi. Nga Belgjika mesatarisht kemi rreth 200.000 mijë kg brenda vitit e cila paraqet rreth 0.5% e tëre importit të mishit pasi që në Kosovë brenda një vitit importohen mbi 40 milionë kg e te gjitha llojeve se bashku , sipas statistikave tona me se shumti brenda një viti Kosova importon mishin e shpezëve (pule)”, ka treguar për Gazetën Express, Adriatik Stavileci nga Dogana e Kosovës.

Ai ka treguar se origjina e mishit  të cilat importohen me se shumti në Kosovë janë kryesisht nga SHBA, Brazili, Argjentina dhe Holanda.

Stavileci ka bërë me dije se  Dogana e Kosovës  kontrollon produktet e mishit ne kuadër te tarifimit dhe vlerësimit te sakte, kurse, sipas tij për cilësinë e importeve te ushqimit (edhe mishit) përgjegjës është AUV (Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinës Kosovës),

“..para se te fillojë zhdoganimi ë mallrave ushqimore duhet të inspektohen dhe  paraqitet certifikate për secilin import të produkteve ushqimore, certifikatë qe lëshohet nga  AUV”, ka thënë ai.

Kusre, në  nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit kanë treguar  për Gazetën Express se në vitin 2016 në Kosovë janë asgjësuar 20 mijë kilogramë mish i prishur, importuar nga mishtorja e Belgjikës “VEVIBA”.

Zëdhënësi i kësaj Agjencie Lamir Thaqi,  ka thënë  se ky rast ishte zbuluar në Kosovë dhe e njëjta firmë nuk importon më në vendin tonë.

Gjatë ditës së sotme mediat raportuan për cilësinë e mishit që importohej nga Belgjika, këto raportime bën me dije se mishi ishte i prishur. Dhe bëhej fjalë për rastin e vitit 2016.

“Nuk janë të vërteta disa të dhëna, rasti ka ndodhur në 2016, nuk ka hyrë më mishi i kësaj firme në Kosovë. Sipas verifikimit të vitit 2016, në Kosovë është agjëruar ngarkesës prej 20 mijë kilogramëve mish”, tha Thaqi për Express.

Për herë të parë për mishin e dyshimtë u dëgjua në Kosovë më 2016, kur një sipërmarrës kosovar i paralajmëroi autoritetet belge se nga kompania VEVIBA kishte marrë një dërgesë me mish të prishur. Për pothuajse dy vjet, kompania ka funksionuar e papenguar deri para pak ditësh kur skandali nisi të trajtohej seriozisht.

Ky lajm po qarkullon me të madhe në të gjitha mediat belge, pasi që kompania VEVIBA ka furnizuar shumicën e supermarketeve më të njohura në vend.

Mediat kanë intervistuar punëtorët e kompanisë të cilët tregojnë për kushte të këqija higjienike të punës sikurse edhe për manipulime të qëllimshme nga ana e pronarëve të kompanisë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme