Dy zyrtare të punësuara në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale në Maqedoni, janë marrë në pyetje nga Prokuroria Publike, ka lajmëruar TV24. Bëhet fjalë për procedurë parahetimore, për lëndë që është hapur në prokurori në lidhje me informacionet se kërkohet ryshfet nga çiftet që duan të adoptojnë foshnje, shkruan Fakte. Deri më tani në pyetje është marrë zyrtarja e cila është drejtëpërdrejtë e akuzuar se ka marrë para, si dhe një tjetër në cilësinë e përfaqësueses së MPPS-së.
Edhe Avokati i Popullit ka hapur lëndë për keqpërdorime në adoptimin e foshnjeve. Ai është i bindur se edhe Klinika e Gjinekologjisë është e implikuar, në rastet kur abortojnë dhe lindin vajza të mitura. Avokati i Popullit po heton ku përfundojnë këto foshnje?! Edhe ambasada e fëmijëve Megjashi ka shprehur shqetësime të mëdha në lidhje me këtë çështjë.