EMISIONI VETTING
Elgert Laskaj ka përfituar tendera nga Bashkia Përmet ka edhe një tjetër kompani.
“5 development” është një tjetër subjekt me administrator Besjon Beqaj dhe aksioner 5 ortakë, Marildo Papa me 10 % t ë aksioneve, Amarildo Asmënaj me 25% të aksioneve, Elgert Laskaj me 25 % të aksioneve, Besjon Beqaj me 35 % të aksioneve dhe Juxhin Pasho me 5 % të aksioneve. Ky i fundit edhe pse me numrin më të vogël të aksioneve rezulto gjithashtu të paktën për vitit 2022 administrator i Njësisë Piskovë. A është Juxhin Pasho në kushtet e shpërdorimit të detyrës apo përfitimit për shkak të detyrës.
Në nga kërkimet në faqen zyrtare të Bashkisë së Permetit në emër të Juxhin Pasho del edhe një tjetër subjekt restorant i regjistruar që prej 10 tetorit 2017.
Restoranti i quajtur “Enea” me adresë në rrugën Nacionale Përmet –Këlcyrë me nr telefoni 067……555 dhe e-mail [email protected]. Kjo kompani është pezulluar menjëherë në 24 shkurt 2025 vetëm një muaj më parë pasi gazetarët e e emisionit “Vetting” kishin nisur investigimin.
Por një tjetër kompani del në skenë ajo është “PERMET ADVENTURE TOURS” në këtë kompani janë aksioner gati të njëjtët persona, Elgert Laskaj me të aksioneve Smeralda Bozaxhiu, njëherësh edhe administratore, por edhe aksioneret, Juxhin Pasho që është edhe punonjës i bashkisë dhe Ledion Hila të gjithë me 25% të aksioneve.
Agron Haxhimali shprehet per Vetting se: “Nuk janë treguar vizionar, por e kanë parë si mundësi të artë. Janë hedhur një herë sepse çështjet e prokurimit publik, konsiderohen të arta për interesa të arta në afat shkurtër, por në afat gjatë, ato nuk kanë asnjë lloj rezultati”.
Edhe ne vitin 2025 është hapur i njëjti tender nga Qeverisja Vendore Përmet me objekt “Blerje ushqime për kopsht me drekë dhe çerdhe dhe konviktin në Bashkinë Përmet për vitin 2025.
Pikërisht në datën 24 janar 2025 me proceduar të hapur të thjeshtuar në garë morën pjesë 2 konkurrent “Gerti 1987” dhe “Geralda Metushi pf”. Por kjo garë është markuar me flamur të kuq nga Open Data Albania; “skualifikimi i të gjithë operatorëve konkurrues përveç, fituesit dhe skualifikimi i ofertës vlerë me e ulët.
Ashtu si në vitin 2024 edhe për vitin 2025, fituesi është po i njëjti. Tenderi i hapur nga Bashkia e Përmetit në datë 24 janar 2025 me vlerë 3, 444, 069,000. Tenderi me vlerë 3 444 069,000 me objekt blerje mallrash me procedurë të hapur të thjeshtuar blerje ushqime për kopsht me drekë Çerdhe dhe konvikt në Bashkië Përmet u fitua nga GERTI – 1987 me afat deri në në 31.dhjetor .2025.
Në analizën e ushqimeve që porositen disa produkte sipas dietologëve nuk janë të këshillueshëm për fëmijët. Listën e miratuar është e unifikuar në të gjithë vendin.
Sidomos pluhuri i pjekjes nuk është shumë i këshillueshëm. Ndërsa në bie në sy se do të përdoren edhe 5 mijë kg bukë integrale, që gjithashtu është një sasi e madhe për t’i shërbyer fëmijëve deri në 5 vjeç.
Ndërsa janë edhe një sërë frutash dhe produkte të tjera, si kanellë, djathë kaçkavall, fruta të ndryshme, për të cilat prindërit thonë se nuk iu jepen fare fëmijëve. Në kopshtet shtetërore shpesh mëngjesi është shumë i vakët, dreka kryesisht ndonjë supë.