Skandali në filialin e Postës në Durrës, gjykata lë në burg Elisabeta Mataj! Për dy vartëset e saj u caktua masa “Arrest në shtëpi”

Ish-drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj që në bashkëpunim me  përvetësuan 69 milionë lekëve u la në burg nga gjykata. Për ish-kryefinacieren e Postës së Durrësit Valbona Duni, si dhe për ish-arkëtaren Paola Danaj, trupa gjykuese caktoi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

3 ish-punonjëset e postës akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim, pasi nuk arkëtuan në arkën e degëve Shijak dhe Krujë, shumën 69 milionë lekë të rinj, të destinuar për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale përgjatë muajve prill dhe maj 2026.

Avokati mbrojtës i ish-drejtoreshës Elisabeta Mataj, Ilia Ilia e cilësoi absurd vendimin e dhënë nga gjykata e shkallës së parë, duke pretenduar se ndalimi është bërë në mënyrë të paligjshëm.

Rasti u denoncua nga Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare, pasi gjatë kontrollit të brendshëm dhe procedurave të monitorimit financiar u vërejtën parregullsi dhe shkelje në administrimin e fondeve që lidhen me shërbimet e pagesave, duke i shkaktuar këtij institucioni dëm të konsiderueshëm ekonomik.

The post Skandali në filialin e Postës në Durrës, gjykata lë në burg Elisabeta Mataj! Për dy vartëset e saj u caktua masa “Arrest në shtëpi” appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme