VMRO-DPMNE, ka reaguar ashpër në lidhje me skandalin në Onkologji, derisa, kanë thënë se duart e Kovaçevskit dhe Ahmetit janë të gjakosura, shkruan Alsat.
“Duart e Kovaçevskit dhe Ahmetit janë të gjakosura, rasti i onkologjisë është një seri vrasjesh me paramendim. Nuk ka ujë që mund ta lajnë LSDM dhe BDI-në, nga skandali më i madh në shëndetësi në historinë e Maqedonisë, ku mjekët dhe drejtorët, të emëruar nga ata, në stilin e Mengeles kanë vendosur se cili pacient do të jetojë e cili jo”, thonë nga VMRO në lidhje.
Nga VMRO, thonë se është dashur që në 24 orët e para të këtij krimi t’i bëhet e ditur publikut se cilët janë të akuzuarit kryesorë, për cilat vepra dhe sa kohë ka ndodhur kjo, por sipas tyre, prokuroria Publike e Ahmetit dhe e Tançes ende heshtin.
“Prokuroria Publike e Ahmetit dhe e Tançes ende heshtin, a është dashur që në 24 orët e para të këtij lloji të krimit t’i bëhet e ditur publikut se cilët janë të akuzuarit kryesorë, për cilat vepra dhe sa kohë ka ndodhur kjo. Ata mund të negociojnë dhe të heshtin sa të duan, por për qytetarët është më se e qartë se ky është një rast tjetër ku faji do të jetë kablloja, shoferi apo diçka tjetër. VMRO-DPMNE, menjëher pas fitimit të besimit të qytetarëve, në zgjedhjet e ardhshme do t’i nxjerr para drejtësisë, të gjithë ata që kishin edhe pjesën më të vogël në këtë krim të rëndë”, thuhet në njoftimin e VMRO./ Alsat.mk