Skandali seksual me të miturën në Drenas, raportohet para deputetëve

Sot gjatë ditës në Komisonin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të raportojë kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës, raporton Express.

Kelmendi do të raportojë para deputetëve lidhur me skandalin seksual në Drenas, nga ku dyshohet se polici Vesel Veseli ka keqpërdorur e shantazhuar atëherë të miturën A.G, dhe ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare.

Rendi i ditës:

1.    Miratimi i rendit të ditës;

2.    Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura me 22.12.2018 dhe 29.01.2019;

3.    Raportimi i Kryeshefës ekzekutive të Inspektoratit Policor të Kosovës lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit policor;

4.    Raportimi i Kryeshefës ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës për raportin vjetor të vitit 2018;

5.    Të ndryshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme