GJKKO ka dënuar me 3 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, i cili u filmua teksa kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e tij.
Ndërkohë, për Alma Kaçin, gjykata ka dhënë dënimin me 1 vit burg, duke e shpallur fajtore atë për prostitucion.
Në akuzë Safet Gjici ka përfituar favore seksuale nga Kaci, duke i premtuar kësaj të fundit një projekt për qentë, ndërsa kjo e fundit ja ka ofruar favoret, përderisa kryen marrëdhënie seksuale orale në zyrën e punës së kryebashkuiakut.
Para shpalljes së vendimit, Gjici kërkoi pafajësi, duke pretenduar se nuk ka shkelur asnjë ligj, ndërsa i përlotur i kërkoi falje familjes dhe qytetarëve të Kukësit.
“Unë kam marrë dënimin më të madh, është dënimi moral. Iu kërkoi falje familjarëve të mi dhe qytetarëve të Kukësit”, tha Gjici. Ai akuzoi Abedin Orucin se e sulmoi që të zaptonte pronat e bashkisë.
“Përplasja ime me Abedin Orucin ka nisur që në vitin 2019 kur unë në cilësinë e kryetarit të bashkisë i hoqa atij rrethimin e sheshit para bashkisë sepse nuk ishte pronë e tij. Nuk e kam lejuar të ndërtojë një objekt pa leje ne afërsi të liqenit të Kukësit, si dhe kam patur edhe përplasje fizike kur në Kukësi ishte ambasadorja holandeze. Konflikti mes nesh ka qenë i hapur dhe ai e pagoi Alma Kacin ne shenje hakmarrje pse unë nuk e lashë te zaptonte pronat e bashkisë dhe të ndërtonte në mënyrë të paligjshme”, tha Gjici.