Skandali te Onkologjiku/ “Ç’u bë me betimin e Hipokratit?” -Protestë para Ministrisë së Shëndetësisë, gazetari Osman Stafa: Nuk rimbursohen ilaçet e personave me kancer!

Qytetarët kanë reaguar ndaj skandalit të spitalit Onkologjiku duke protestuar përpara Ministrisë së Shëndetësisë, me kërkesën e të pasurit reagime serioze ndaj këtyre rasteve kriminale ndaj pacientëve.


I pranishëm ishte dhe gazetari Osman Stafa, i cili u shpreh se “është fatkeqësi që mjeku në Shqipëri të thotë largohu nëse ke lekë”.

Gazetari vuri në theks problemet e rimbursimit të ilaçeve për pacientët që vuajnë nga tumori. Thirrja e tij shkon ndaj ministrisë së shëndetësisë e kryeministrit Rama për reagim serioz e shërbim spitalor dinjitoz për qytetarët.

“Nuk rimbursohen sot ilaçet në Shqipëri të atyre personave që vuajnë nga kanceri.  Sistemi ynë shëndetësor ka shumë mjekë që bëjnë mirë punën e tyre.

Kjo është një protestë kundër sistemit. Nuk mund të bësh pazar me jetën e  një personi që nuk dihet si do i shkojë jeta.

Thirrja është ndaj ministrisë së shëndetësisë, ndaj kryeministrit Rama, duhet të sigurojnë ilaçet. Aktualisht në QSUT ka qytetarë që nuk bëjnë kimio, sepse mungojnë pajisjet dhe medikamentet. Nëse nuk reagojnë ata që duhet të reagojnë, reagojmë ne”, tha gazetari Osman Stafa.

Po kështu, disa prej protestuesve u shfaqen me postera të cilat përcillnin zemërimin ndaj këtij skandali shëndetësor, që i mohon të drejtën e kurimit qytetarëve të vendit, duke përbërë kështu një nga shkeljet e së drejtave thelbesore të njeriut.

“Ç’u bë me betimin e Hipokratit?” dhe “Mondo shtrëngoje fort sapunin” janë disa prej shkrimeve të protestuesve,

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme