Një ndër mjeket e Spitalit Onkologjik, e cila është në hetim nga Prokuroria e Tiranës së bashku me 6 kolegë të saj, ka deklaruar para seancës në gjykatë se kurrë në jetën e saj nuk ka dërguar pacientë me kancer tek privati.
“Kurrë në jetën time nuk e kam bërë këtë gjë, jam doktoreshë Alketa Pere dhe kurrë në jetën time nuk e kam bërë që pacienti të shkojë në spital privat, pacienti me kancer duhet të trajtohet në spitalin Onkologjik. Duhet të hetohet të gjitha spitalet private për aktivitetin që kryejnë.