Skandaloze: Mishtoret në Pejë u kërkuan pronarëve t’ua blejnë lopët e ngordhura

Sakte.net  /  E enjte, 13 Tetor 2016  –  18:30

Një pronar i disa lopëve në Pejë ka shprehur se pasi lopët i kishin ngordhur nga sëmundja gungore ishte kontaktuar nga pronarë të mishtoreve të cilët dëshironin t’i blinin lopët me çmim të arsyeshëm. Sipas tij ata kanë ofruar 200 euro për një lopë të ndordhur.

 

Personi në burime anonimiteti ka thënë për Indeksonline se pasi i ka ngordhur lopa, ai është kontaktuar nga dy pronarë mishtoresh të cilët i kanë ofruar nga 150 deri në 200 euro për blerjen e lopës së ngordhur.

“Kur e morën vesh se lopa më ka ngordhë, më telefonuan për ta shitur. Njëri më tha ta shes për 150, ndërsa tjetri 200. E refuzova sepse ato të holla nuk të nevojiten asgjë kur dikë e merr në “qafë” ka thënë përsoni në fjalë.

Në anën tjetër, Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinës nuk ka njohuri për këto raste për shkak se vetë pronarët nuk i kanë lajmëruar rastet në institucionin adekuat. Lamir Thaçi, zyrtar për informim në AVUK  ka thënë se nuk ka ndonjë informacion për këtë, ndërsa ka jepur informacione nga sëmundja gungore dhe procesi i vaksinimit.

“Tani ka përfunduar vaksinimi i kafshëve, e po ashtu edhe rastet e paraqitjes së sëmundjes janë në rënie, dhe është zvogëluar numri i ngordhjeve. Vaksinimi i gjedheve është bërë në tërë territorin e vendit. Kur kafsha vaksinohet pas afatit kohor të efektit dhënë nga prodhuesi i vaksinës kafshët imunizohet dhe nuk ka mundësi të ketë ngordhje. Në rastet kur kafsha është në periudhën e inkubacionit e cila nuk tregon shenja të sëmundjes, dhe pas disa ditësh mund te shfaqen shenjat klinike te sëmundjes, në këto raste mund të ketë ngordhje. Gjate vizitave të fermave nga doktorët e mjekësisë veterinare kafshët te cilat janë vaksinuar kane qene ne gjendje të mire shëndetësore” ka thënë Thaçi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme