Skandaloze në Shkup – Maqedonasja fiton në dy konkurse pune, njëherë si turke e për së dyti si shqiptare

Në vitin 2019 ishte turke e në vitin 2020 u bë shqiptare. Qytetarja maqedonase punësohet dhe bëhet shefe duke gënjyer për kombësinë

Problemi me kombësinë në konkurset për punë në administratën shtetërore siç duket nuk ka të sosur. Qytetarë maqedonas që me një deklaratë në noter paraqiten si shqiptarë, turq apo nacionalitet tjetër dhe konkurojnë e zënë vendet e punës së shqiptarëve apo turqve, tashmë janë publikuar disa raste. Por një rast ende më i çuditshëm ka ndodhur në Agjencinë për Kadastër të Maqedonisë së Veriut. I njëjti person, një vit është paraqitur me kombësi turke dhe herën tjetër me kombësi shqiptare në dy konkurse njëri pas tjetrit, shkruan in7.

E njëjta kandidate, maqedonase nga Shkupi ka arritur që të punësohet dhe të avancohet në Agjencinë për Kadastër në Shkup, duke mashtruar rreth nacionalitetit. Në konkursin e vitit 2019, Donka Gaxhovska edhe pse maqedonase ka konkuruar në vendin e punës ku sipas konkursit është dashur të punësohet person i nacionalitetit turk. Me deklaratë se është turke, Gaxhovska ka konkuruar dhe ka arritur ta fitojë vendin e punës në zyrat qendrore të Kadastrës në Shkup.
Por kjo histori nuk përfundon këtu. E njëjta kandidate, në konkursin e shpallur për Udhëheqës të Sektorit për Resurse Njerëzore në fund të vitit 2020, ka konkuruar, por tani si SHQIPTARE. Kjo sepse ky pozicion ka qënë i rezervuar për qytetar me kombësi shqiptare. Dhe për çudi, ajo edhe e ka fituar këtë vend pune.

Pra, në më pak se dy vite, personi i njëjtë zë vendin e një turku dhe një shqiptari, vetëm me deklaratë se i përket asaj bashkësie etnike. Këtë mund ta verifikoni nga dokumentat e siguruar nga in7.tv e që mund ti shikoni në fund të këtij teksti.

Problemit me zënien e vendeve të punës së shqiptarëve nga qytetarë maqedonas ende nuk po i jepet zgjidhje ligjore. Duke e shfrytëzuar edhe mungesën e regjistrimit, por edhe mospasjen e vullnetit nga ana e forcave politike qeveritare, qytetarë të shumtë vetëm me një deklaratë me shkrim dhe të verifikuar në noter, mund ta ndryshojnë kombësinë sa herë të duan dhe varësisht prej llojit të konkursit. Çuditërisht, ende nuk është zbuluar ndonjë rast ku qytetar shqiptar të paraqitet si maqedonas dhe të zë një vend pune./in7.tv/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme