SKEMA/ Trafikonte njerëz në Britani me 10 mijë euro, Gjykata burgos shqiptarin (EMRI)

Ndriçim Qema është lënë në burg nga Gjykata në Dublin të Irlandës për drejtimin e një bande që kontrabandonte emigrantë të paligjshëm në Britaninë e Madhe kundrejt pagesës 10 mijë Euro.

27-vjeçari mësohet se ka shkuar në Irlandë në vitin 2018 ku ka kërkuar azil por tashmë është dënuar për drejtimin e një rrjeti trafiku njerëzish.

Sipas mediave irlandeze, fillimisht ai punoi si kontakt me bandat irlandeze dhe më pas i raportonte të atit në Shqipëri, i cili sipas mediave të huaja është me precedentë të mëparshëm penalë.

Qema ishte specializuar në falsifikim dokumentacionesh dhe pastrim parash, shkruan Express.

Për çdo shqiptar që kalonte në Mbretërinë e Bashkuar përmes Irlandës paguanin mes 5 mijë deri në 10 mijë Euro dhe merrnin dokumente false.

Skema që përdorte banda

Ata falsifikonin dokumentacione italiane pasi janë më të lehta për t’u falsifikuar se çdo vend tjetër në BE. Sapo personat arrinin në Dublin hidhnin dokumentet dhe aplikonin për azil. Më pas ata dërgoheshin në një hotel dhe qëndronin për një ditë. Pastaj atje shkonte 27-vjeçari shqiptar që i merrte dhe i jepte një dokument tjetër të falsifikuar dhe udhëtonin drejt Britanisë

Ai u arrestua në shtator 2019 teksa po tentonte të udhëtonte nën dokumente të rreme me një tjetër shqiptar. Qema ishte dëbuar më parë nga Britania e Madhe.

Kur telefoni i tij u gjet në një makinë në një parking të aeroportit në Belfast, ai zbuloi rrjetin e kontrabandës së njerëzve të tij. Telefoni përmbante 30 foto të letrave false të identitetit si dhe mesazhe mes Qemës dhe babait të tij në Shqipëri. Kishte edhe një mori mesazhesh mes Qemës dhe njerëzve në Shqipëri që kërkonin të vinin në Irlandë./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme