“S’kemi rrugë tjetër”/Naftëtarët e Ballshit vazhdojnë grevën e urisë: Nuk kemi marrë asnjë…

Naftëtarët e Ballshit kanë vazhduar sërish grevën e urisë. Në ditën e 4 të grevës, ata thonë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucionet shtetërore.

Madje, ata hprehen se nuk kanë marrë asnjë asistencë mjekësore.

“Nuk kemi marrë asnjë përgjigje deri tani. Nuk kemi pasur asistencë mjekësorë. Do të qëndrojmë në grevë urie nuk kemi rrugë tjetër”, janë shprehur naftëtarët.

Pas protestave të njëpasnjëshme, naftëtarët u futën në grevë urie. Një nga kërkesat kryesore të tyre është rifillimi i punës në uzinë, pasi sic thonë ata me atë punë mbajnë familjen dhe sigurojnë bukën e gojës.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme