Skenar si nëpër filma/ 4 shqiptarë dhe 1 pakistanez arratisen nga burgu grek

Pesë të burgosur, 4 prej të cilëve shqiptarë janë arratisur mëngjesin e kësaj të hëne nga një burg në Kretë. Mediat greke bëjnë me dije se të dënuarit për vrasje, grabitje dhe trafik droge janë arratisur nga burgu i Chanias.


Sipas mediave ato janë katër shqiptarë dhe një pakistanez, të cilët u transferuan nga Athina të shtunën dhe sot do të dërgoheshin për të vuajtur dënimin në Qendrën e Paraburgimit në Chania, por gjatë natës ose mëngjesin e sotëm kanë arritur të arratisen nga qendrat e paraburgimit. Ndërkohë autoritetet greke janë në ndjekje të tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme