Skenarët e formimit të qeverisë në Maqedoni, ja si mund të ‘fundoset’ Nikolla Gruevski

E para është të evitohet Gruevski për të zbutur sadopak akuzat e opozitës shqiptare dhe për të amortizuar revoltën e shqiptarëve të cilët nuk duan koalicion me VMRO-në e aq më pak me Gruevskin, por të bëhet koalicion me një funksionarë tjetër të po kësaj partie që flitet se do të jetë Nikolla Popovski aktualisht ministër i jashtëm. Skenari i dytë janë zgjedhjet e reja parlamentare në të cilat VMRO dhe BDI bashkë shpresojnë që vetë ti organizojnë këto zgjedhje dhe me metodat e vjetra të rikthejnë shumicën absolute dhe pastaj të vazhdojnë koalicionin si më parë”, është shprehur ai Zeqiri.

Në Maqedoni ende është duke vazhduar dilema se kush do të jetë mandatari i Qeverisë, pas dështimit të së dielës, kur ish Kryeministri Nikolla Gruevski nuk arriti të lidh koalicion me partinë Bashkimi Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit.

Tashmë, partitë shqiptare kanë krijuar një platformë me anë të të cilës synojnë në hyjnë në qeverinë maqedonase. Mirëpo, përballë realizimit të kësaj platforme janë paraqitur edhe disa sfida që sipas analistëve e bëjnë të pamundur realizimin e saj.

Skenarët pa Gruevskin

Sipas analistit Arben Zeqiri, platforma e partive shqiptare nuk mund të realizohet me një koalicion me njërën nga dy partitë maqedonase, pasi për miratimin e ndryshimeve kushtetuese nevojiten dy të tretat e votave në Kuvend që në numra janë 82.

“Sikur edhe të gjithë partitë shqiptare të bëjnë koalicion qoftë me LSDM-në, qoftë me VMRO-në ata nuk kalojnë mbi 71 deputet. Për realizimin e platformës shqiptare duhet një marrëveshje si ajo e vitit 2001 ose një konferencë e Rambujesë”, ka thënë Zeqiri.

Ai ka treguar edhe qëllimet se zhvillimet aktuale si ajo e së dielës kanë dy qëllime.

“E para është të evitohet Gruevski për të zbutur sadopak akuzat e opozitës shqiptare dhe për të amortizuar revoltën e shqiptarëve të cilët nuk duan koalicion me VMRO-në e aq më pak me Gruevskin, por të bëhet koalicion me një funksionarë tjetër të po kësaj partie që flitet se do të jetë Nikolla Popovski aktualisht ministër i jashtëm. Skenari i dytë janë zgjedhjet e reja parlamentare në të cilat VMRO dhe BDI bashkë shpresojnë që vetë ti organizojnë këto zgjedhje dhe me metodat e vjetra të rikthejnë shumicën absolute dhe pastaj të vazhdojnë koalicionin si më parë”, është shprehur ai.

Për Arben Zeqirin, platforma është vetëm një alibi e BDI-së për t’i ikur koalicionit me LSDM-në dhe për të thënë se ja LSDM nuk i pranoi këto kërkesa dhe ne shkojmë në zgjedhje të reja pas të cilave nëse i rikthejnë numrat e deputetëve që kanë pasur më herët, as që do t’i japin dikujt llogari për koalicionin e ardhshëm.

Kërkesat e qarta të shqiptarëve

Nga ana tjetër, analisti Zudi Xhelili, thotë se, meqenëse BDI nuk pranoi të hyjë në koalicion me Nikolla Gruevskin, d.m.th se Ali Ameti do të qëndroj në platforme e përbashkët të partive shqiptare.

“Kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni janë të qarta dhe të panegociushme. Këto kërkesa të partive shqiptare janë shqyrtuar dhe janë koordinuar edhe nga faktor të shtetit shqiptar që është një garancë që nuk do të lëshohet pe. Gjithashtu nuk mund të lëshohet pe edhe shkaku i rrezikut që partitë të humbin përkrahje nga elektorati, realisht qojnë llogari për rejtingun e tyre. Vlen të përmendet që partia e dytë fituese në bllokun politik maqedonas është e interesuar për plotësimin e kërkesave të partive politike shqiptare. Kemi po ashtu edhe prononcim të këshillit të Evropës që të zgjidhet qeveri, të jetë sa më e zgjeruar, të përfshihen më tepër parti”, është shprehur ai.

Kështu sipas tij, duhet të bëjnë koalicion tri parti shqiptare me Opozitën maqedonase për të qenë qeveria me stabile dhe të realizohen disa pika shume të rëndësishme që mund ta tejkalojnë krizën politike në vend.

“Nëse nuk arrihet marrëveshja e dytë me radhe atëherë ngelin në lojë edhe dy alternativa tjera siç janë: Qeveri e zgjeruar ku do të përfshiheshin të gjithë partitë parlamentare dhe varianti më i keq, varianti i fundit zgjedhje të reja.! Për variantin e fundit nuk janë edhe faktori ndërkombëtar sepse ata mendojnë se është momenti dicka të behet edhe pse koalicionimet janë me numra shume të caktuara.!”, ka potencuar ai.

Ivanov të respektoj kushtetutën

Ndërsa, analisti Xhenis Sulimani, ka thënë se platforma e nënshkruar nga partitë politike shqiptare BDI-së nuk i jepte luksin të negocionte koalicionin me partinë nacionaliste të VMRO-DPMNE-së.

“Anash kësaj, VMRO-DPMNE që në fushatën parazgjedhore ka kundërshtuar zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe Prokurorinë Speciale Publike. Tregues këto për përplasje parimesh dhe pamundësi për koalicion qeveritar mes VMRO-DPMNE-së dhe cilësdo parti tjetër shqiptare. Ivanov duhet që të tregohet përgjegjës dhe të respektojë Kushtetutën. Afati i mandatarit të parë skadoi, tani ai që do të sigurojë minimum 61 ulëse në Kuvend është mandatar i radhës”, ka thënë ai.

Sipas Sulimanit, BDI dhe partitë shqiptare nënshkruese të Platformës urgjentisht duhet të nisin bisedimet me LSDM dhe t’i diskutojnë temat për një koalicion të mundshëm.

“Partitë shqiptare nuk duhet të lëvizin as një milimetër pas për dy pika të rëndësishme si zyrtarizimi i gjuhës shqipe dhe PSP. Për gjuhën LSDM ende se ka dhënë qëndrimin, ndërkaq në pikën për PSP edhe LSDM është në një linjë me partitë shqiptare”, ka thënë ai.

Skenarët me pasoja fatale

Ndërkaq, sipas analistit Fejzi Hajdari, BDI-ja tanimë 14 vite sa është në pushtet me VMRO e dikur edhe me LSDM-në, ka dëshmuar se nuk ka kapacitet politiko-intelektual për t’i realizuar kërkesat e shqiptarëve rrjedhimisht as për t’i bërë më të voglën rezistencë partive maqedonase në qeveri.

“Prandaj duke u nisur nga kjo eksperiencë vlerësoj se as kësaj radhe Ahmeti me partinë e tij nuk do të arrijë të bëjë rezistencë ose më mirë thënë, nuk do të arrijë t`a fus interesin shqiptarë në qeveri, pavarësisht se është nënshkruese e Platformës së çuditshme të Tiranës. BDI_ja e Ali Ahmetit, sidomos kreu I sajë Ali Ahmeti, Musa Xhaferi dhe shumë ish funksionarë të korruptuar dhe kriminalizuar, janë të gatshëm me çdo kusht të hy6jnë në qeveri, pa marrë parasysh pazarin që do e bëjnë më partinë maqedonase bartëse të qeverisë. Ata kanë frikë se do të përfundojnë në burg për shkak të skandaleve, për të cilat tanimë ka alarmuar dhe dërguar sinjale serioze Prokurorja Speciale Katica Janeva”, ka thënë Hajdari.

Ai ka theksuar, se nuk mund të përjashtohen as tensionet pas dështimit të formimit të qeverisë ndërmjet BDI-së dhe VMRO-së.

“Në fakt këto dy partner qeverisës kanë dëshmuar deri tani se sa herë kanë qenë ngusht për të zgjidhur problem konkrete me interes të rëndësishëm për ardhmërinë e Maqedonisë, kanë shkaktuar incidente-tensione artificial ku ka patur viktima jot ë pakta. Ju e dini rastin e Sopotit, Brodecit, Lagjja e Trimave Kumanovë, Rrahja e nxënësve shqiptarë, Kalaja e Shkupit etj. Pra mendoj se “vëllezërit politikë” Ahmeti-Gruevski, janë të gatshëm të shkaktojnë edhe skenarë që mund të kenë pasoja fatale e të kobshme për stabilitetin e Maqedonisë, në momentin kur do të binden se nuk ka më hapësirë për ta formuar qeverinë e re Ahmeti e Gruevski”, ka deklaruar ai.

Sipas Fejzi Hajdarit, një variant i radhës i cili po përmendet më shumë në qarqet diplomatike dhe politike, është ai i zgjedhjeve të reja parlamentare.

“Sidoqoftë periudha e pas dështimit për formimin e4 qeverisë nga Ahmeti e Gruevski,l do të shoqërohet me tensione të larta të cilat do t’I shkaktojunë vetë ata dy, me qëllim që të bëjnë presion edhe tek ndërkombëtarët. Ndërkombëtarët si duket më në fund, edhe pse me shumë vonesë, kanë filluar t’i qasen më seriozisht krizës së thellë politike në Maqedoni”, ka thënë ai.

Ndryshe, gazeta “Bota sot”, ka provuar të marr përgjigje nga zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, lidhur me diskutimet mbi koalicionet e mundshme mirëpo ky i fundit nuk është përgjigjur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme