Skenari i Serbisë për bosnjëzimin e Kosovës

Serbia po bën përpjekje që ta imponojë skenarin e bosnjëzimit të Kosovës dhe kjo nuk duhet lejuar. Kështu u tha dje në konferencën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) dhe Grupi për Hulumtim të Politikave në Ballkan (BPRG) në Mitrovicë, me titull: Skenarët e finales së madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Pjesëmarrësit në konferencë vlerësuan se pavarësisht përparimeve të konsiderueshme të lidhura me integrimin e serbëve lokalë në sistemin kosovar dhe qetësimin e tensioneve etnike.

Kosova dhe Serbia deri në këtë ditë mbesin të bllokuara në kontestin e tyre politik dhe diplomatik në lidhje me shtetësinë e Kosovës dhe statusin e saj ndërkombëtar.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se do të ishte më mirë që të fillohet një dialog lokal dhe me banorë lokalë për të mirën e të gjithë qytetarëve që jetojnë këtu, pa dallim etnie.

Duke aluduar në tendencën e përfaqësuesve serbë për ndërrim të territoreve, kryetari Bahtiri po ashtu potencoi se ndërrim të kufijve nuk do të ketë, ndryshe, siç u shpreh ai, i tërë Ballkani do të futej në një konflikt të hapur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme