Kandidati për deputet nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Skender Hyseni, e ka mohuar kategorikisht hyrjen në koalicion paszgjedhor me PDK-në.
Sipas tij Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së i ka vendosur ‘vijat e trasha’ për Partinë Demokratike të Kosovës.
“Më 12 qershor do ta pyesim Këshillin e LDK-së me cilën parti do të shkojmë në koalicion. Këshilli i ka përcaktuar vijat e trasha dhe me PDK s’ka koalicion paszgjedhor, pikë. Më 12 qershor do të shohim koalicionet e mundshme” është shprehur Hyseni në debatin me Jeta Xharrën.
Jeta Xharra ia ka kujtuar Hysenit se të njëjtat fjalë i kanë thënë edhe përpara por që nuk i kanë mbajtur.
Por Hyseni tha se kjo ka qenë për shkak të rrethanave të atëhershme.