Skender Rexhepi konfirmon: Ali Ahmeti ka realizuar disa takime me kreun e ASH-së, Arben Taravarin

Deputeti i Frontit Evropian, Skender Rexhepi, njëherësh kryetar i Lëvizjes Populli, në intervistë për Alsat konfirmoi se kreu i BDI-së Ali Ahmeti, ka realizuar disa takime me kreun e ASH-së, Arben Taravarin. Takime me Taravarin thotë se mund të realizojë kushdo por që ai të bëhet pjesë e Frontit Evropian, duhet të ketë pëlqim nga të gjitha subjektet politike. Rexhepi hedhë poshtë çdo mundësi që të bëhet pjesë e shumicës parlamentare, shkruan Alsat.

“Pa pëlqimin e të gjithë anëtarëve të Frontit Evropian nuk mund të ketë shtim të asnjë subjekti politik”, tha Skender Rexhepi, deputet i FE-së.

Nëse z.Sela është kundër, mendoni që nuk do të ndodhë kjo? Gjithçka do të varet nga amini i z.Sela?

“Unë mendoj që z.Sela, vizioni i tij politik është më i vlefshëm se sa inatet personale por megjithatë mbetet që të gjitha çështjet të jenë pjesë e diskutimeve në tavolinë. Mund të ketë takime individuale çdo subjekt i Frontit Evropian por një vendim apo një kërkesë për të qenë pjesë e tavolinës së madhe të Frontit Evropian, nuk ndodhë pa pëlqimin e të gjithë pjesëmarrësve në atë Front”, u përgjigj Rexhepi. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme