Skenderaj shpenzoi për dreka e darka gati sa dyfishi i buxhetit për shëndetësi

Komuna e Skenderajt për vitin e kaluar ka shpenzuar rreth 44 mijë euro për ushqim dhe pije, ndërsa për dreka zyrtare rreth 27 mijë euro, që në total arrin 70 mijë euro.

Ndërsa, kjo komunë ka shpenzuar vetëm 40 mijë euro për furnizime mjekësore, raporton KTV.

Pikërisht për këtë ankohen zyrtarë të opozitës, pasi thonë se afërsisht po i bie që të shpenzohen 191 euro në ditë për dreka e darka zyrtare.

Ndërsa, me vetëm 40 mijë euro buxhet për shëndetësi, ata kalkulojnë që për një qytetar i bie të ndahen vetëm 76 centë në vit, ose 2 tableta për kokëdhimbje.

Ndërkaq, Qazim Xani nga AAK-ja, thotë se nëpër Qendrat e Mjekësisë familjare, nuk ka kurrfarë shërbimesh me barna esenciale të domosdoshme për pacientë.

E, zëdhënësi i komunës së Skenderajt, Hajriz Koci, është shprehur se në kuadër të 70 mijë eurove, shpenzime për dreka e darka zyrtare, janë përmbushur edhe nevoja tjera.

Vitin e kaluar, komuna e Skenderajt kishte një buxhet prej 11 milionë e 247 mijë euro.

Opozita thotë se me një menaxhim më të mirë, qytetarët do të gëzonin më shumë benefite, por zyrtarët komunalë nuk po mund të kontrollojnë shpenzimet, që sipas tyre janë marramendëse.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme