Skrinari – Inter, lajmi i fundit nga Italia

Skriniar afër rinovimit të kontratës me Interin, zbulohen detajet

Milan Skriniar raportohet se do të rinovojë kontratën me Interin.

E ardhmja e qendërmbrojtësit vazhdon të jetë ende e përfolur, ashtu siç ishte edhe gjatë afatit kalimtar të verës.

Skriniar ishte i lidhur me një transferim te Paris Saint-Germaini, por kjo lëvizje nuk u realizua.

Sidoqoftë, klubi parisien nuk hoqi dorë nga reprezentuesi i Sllovakisë dhe u raportua se do të tentojë transferimin e tij në janar.

Megjithatë, sipas “Footmercato”, Skriniar tani duket më afër rinovimit të kontratës me Interin.

Gruaja e 27-vjeçarit, e cila fillimisht ishte në favor të një transferimi në Paris, ka ndryshuar mendje dhe tani dëshiron të qëndrojë në Milano. Prandaj, ajo thuhet se ka lobuar që Skriniar të qëndrojë në Itali.

Vetë lojtari gjithashtu ndihet mirë në klub dhe “Nerazzurrët” janë të gatshëm të ndërtojnë një ekip rreth tij sezonin e ardhshëm.

Një zgjatje e kontratës tani duket e pashmangshme, me Interi që është i gatshëm t’i ofrojë një marrëveshje katërvjeçare, me afro 7 milionë euro si pagë vjetore.

Kontrata aktuale e Milan Skriniarit me Interin skadon më 30 qershor 2023.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme