Propozimi i presidentes Gordana Siljanovska Davkova që guvernator i ri të jetë ish-ministri i Financave, Trajko Sllaveski, do të marrë mbështetje nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski. Duke komentuar propozimin që Sllaveski të jetë guvernator, Mickoski tha se ky është vendim i presidentes së shtetit dhe nuk ka nevojë për koment shtesë. Përveç Sllaveskit, në opinion janë përmendur edhe emrat e Zoran Stavrevskit, gjithashtu ish-ministër i Financave, si dhe guvernatorja aktuale Anita Angelovska Bezhoska. Për zgjedhjen e guvernatorit të ri nevojiten 61 vota nga deputetët në Kuvend.
Kam thënë edhe më parë se ky është vendim i presidentes së shtetit, nuk është vendim i Qeverisë. Sipas Kushtetutës, presidentja e dorëzon atë propozim dhe unë nuk kam çfarë të komentoj. Propozimi do të marrë mbështetje nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryeministër. / alsat.mk