Sllovakia kundër Ushtrisë dhe pavarësisë së Kosovës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, është takuar me kryeministrin e Sllovakisë, Peter Pelegrini, dhe ata kanë biseduar për Kosovën.

E para e Qeverisë serbe e ka falënderuar atë për përkrahjen afatgjate lidhur me Kosovën, transmeton Koha.net.

“Për ne kjo është një çështje shumë emotive. Populli serb nuk do t’ia harrojë popullit sllovak këtë parim dhe kështu i ndihmohet Serbisë të kemi dialog me Kosovën rreth normalizimit potencial të marrëdhënieve”, ka thënë Bërnabiq, përcjell FoNet.

Homologut të vet sllovak ajo ia ka përcjell atë që e ka quajtur shqetësim të Serbisë për taksën e ngritur nga Kosova dhe për krijimin e Ushtrisë së saj.

“Konflikti i ngrirë nuk është i mirë, e taksa e ka ngrirë dialogun”, citohet të ketë thënë kryeministri sllovak Pelegrini ndërsa ka shtuar se Sllovakia është kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Sllovakia është njëri nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme