Mbi 10 mijë punëtorë të kompanive sllovene, tregtisë dhe sektorit shërbyes prej sot nisën me punë, pas ndalesës disajavore, si pasojë e përhapjes së koronavirusit.
Oda Ekonomike sllovene tha se punëdhënësit duhet të respektojnë rregullat sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Por, Sindikatat i kanë bërë thirrje autoriteteve shëndetësore që të përmirësojnë rekomandimet për të siguruar shëndetin e punëtorëve, dhe se nuk mund të rrezikohet shëndeti i tyre për favoret e kapitaleve. /INA