Mbrëmjen e sotme EVN-ja ka ndërprerë rrymën në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës, duke e lënë të gjithë fshatin në errësirë. Nga ana tjetër, në shenjë proteste banorët e fshatit kanë bllokuar rrugën kryesore në hyrje të fshatit, duke ndezur zjarre dhe djegur goma veturash. Përplasja mes EVN-së dhe banorëve të fshatit Sllupçan ka ndodhur për shkak se kompania dëshiron të nxjerrë orëmatësit jashtë shtëpive me pretekstin për të evituar vjedhjen e rrymës, ndërsa banorët e kundërshtojnë një gjë të tillë. Aktualisht rruga për të hyrë në fshat është ende e bllokuar.