Smaka: Gjykatësit e Kushtetueses janë radikalë të PDK-së, LDK-së e AAK-së

Njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës është zhgënjyer me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Riza Smakes të gjithë gjyqtarët që morën vendimin janë joprofesionist.

“Jam shumë i zhgënjyem dhe shumë i dëshpëruar më vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese” ka thënë Smaka.

Por sipas tij, gjykatësit të cilat kanë marrë vendimin pro Thaçit, nuk i plotësojnë kushtet për të qenë pjesë të kësaj Gjykate.

Kjo pasi që këta gjykatës nuk i përmbushë kërkesat e ligjit të Kushtetuese.

“Prej fillimit në Gjykatën Kushtetuese janë zgjedhur Gjykatës që nuk i kanë plotësuar kërkesat e ligjit për Gjykatë Kushtetuese. Do të duhej të ishin më se paku 10 vjet përvojë punë si profesorë universitare, ata asisistenta janë e disa nuk janë, ose së paku 10 vjet gjykatës ose prokurorë”, ka thënë Smaka.

Po ashtu Smaka ka bërë të ditur se këta gjykatës janë edhe radikalë të Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe Aleancës për Ardhmëri e Kosovës.
“Mandej janë të partive politike, janë radikal të partive politike. Kur ka qenë themeluar në vitin 2010 Gjykata Kushtetuese, PDK ka pasur 2 gjykatës, LDK 1, AAK 1. Asnjë prej tyre nuk i ka plotësuar kërkesat e ligjit për Gjykatë”, është shprehur ai.

Gjykata Kushtetuese të enjten vonë ka konstatuar se vendimi i Presidentit Hashim Thaçi është në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

Kështu në bazë të këtij vendimi, Avdullah Hotit i jepet dritë e gjelbër për formimin e qeverisë së re, shkuan Gazeta inFokus.

Kujtojmë që në muajin Prill, Vetëvendosje kishte dërguar në Kushtetuese dekretin e Hashim Thaçit përmes secilit Avdullah Hoti ishte dekretuar për kryeministër në Qeverinë e re.

Ndërsa më 1 maj kjo Gjykatë ka pezulluar deri me datën 29 majë dekretin e Presidenti./Gazeta Infokus/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme