‘Small Talks’ ose Muhabet Grashë*

Daut Dauti

Kur një ‘kryetar’ shteti e interviston ‘kryegazetarin’ është ngjarje e rrallë. Moment shumë i rëndësishëm, do të thoshte mendja normale. Prandaj, do të duhej që qytetarët e një shteti, në këtë rast të Kosovës, të ngjiteshin për televizori. Një moment i tillë, ndodhi mbrëmë.

Cilat janë arsyet që duhet të shikohet/dëgjohet një intervistë e tillë? Arsyeja kryesore është se në këto intervista diskutohen konceptet, zhvillimet dhe problemet e politikës dhe të gazetarisë me të cilat ballafaqohet një shoqëri që jeton mbrenda një shteti.

Megjithatë, asnjë detal i këtyre gjërave të rëndësishme nuk u diskutua mbrëmë. Intervistuesi dhe i intervistuari tërë kohën e lavdëronin, lëmonin dhe e promovonin njëri tjetrin deri në përmasa gërditëse. Natyrisht, shumica e këtyre lavdërimeve ishin gënjeshtra. Nëse, rastësisht, kishte diçka të vërtetë, hiperbolizohej pasi që madhërimi i ndërsjellë ishte qëllimi i këtyre dy personaliteteve.

Keni gabuar shumë nëse nuk e keni përcjellë intervistën, e cila, edhepse ishte ‘muhabet grashë’, duhet të cilësohet si ngjarje shumë e rëndësishme. Këto intervista janë momente që na tregojnë se ku qëndrojmë si shoqëri. Sikur të kishim instrumente për matjen e turpit dhe sikur t’i kishim përdorë mbrëmë, do të kishin pëlcitë (kupë) prej gazepit. Megjithatë, këto janë momente mësimi.

Tek e fundit, ne e kemi pru vetin në situatë ku duhet të mësojmë nga pësimi.

*Termi ‘Muhabet Grashë’ nënkupton parëndësinë e bisedave në të cilat angazhohen gratë (amviset). Psh. kur ato bisedojnë rreth frizurave, shminkave, garderobës apo gjërave tjera që kanë të bëjnë me kuzhinën ose llojet e luleve dhe kompostit në kopsht.

‘Small Talks’ nënkupton bisedat e parëndësishme që për temë kanë gjërat që nuk janë kontraverse.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme