Smartphonei i parë me mbushje reversibile pa tel ishte Huawei Mate 20 Pro vitin e kaluar, i cili ua mundësoi përdoruesve që me ndihmën e smartphonit t’i mbushnin pajisjet e tjera pa tel. Samsungu e ka ofruar këtë mundësi në serinë e vet të re Galaxy S10, ndërsa tani kjo pritet edhe tek Xiaomi.
Referencat që kanë të bëjnë me mbushjen reversibile pa tel janë zbuluar në interfejsin shfrytëzues MIUI dhe sugjerojnë që Xiaomi planifikon ta implementojë funksionin e ri në smartphonin e ardhshëm.
Mbushja reversibile pa tel thuhet se do të pamundësohet nëse mbushja nuk fillon brenda 90 sekondave, ndërsa zgjidhje të ngjashme kanë rivalët për ta çaktivizuar automatikisht mbushjen reversibile me qëllim të kursimit të baterisë, shkruan KOHA Ditore.
Smartphoni Mi Mix 4 është me siguri kandidat për mbushje reversibile pa tel, pasi që Mi Mix është flamurtar i Xiaomit për gjysmën e dytë të vitit.
Përveç mbushjes së smartphonëve të tjerë, kjo teknologji mundëson edhe mbushjen e pajisjeve të tjera kompatibile, siç janë kufjet dhe telefonat e mençur. Megjithatë, Mate 20 Pro i mbush ngadalë pajisjet e tjera, por ka shpresë se do të jetë ndryshe kur bëhet fjalë për Xiaomin.