Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po mban fjalën e tij në Kuvend në seancën e votëbesimit ndaj qeverisë së tij.
Ai deklaroi se ky mocion kërkon ta lerë vendin pa qeveri edhe pse vendi ndodhet n¥ situatë të vështirë nga koronavirusi.
Sipas tij ka një marrëveshje të për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Kurti deklaroi se ky është një pazar presidencial por nuk do të ketë pazar me qeverinë e tij.
”Ky mocion kërkon ta lërë vendin pa qeveri, pa qeverinë që e ka votuar populli Ky mocion do të lerë vendin pa qeverinë që do të luftojë korrupsionin.
Po doni ta leni venbdin pa qeveri në kohën e pandemisë së koronavirusit. Këtë qeveri që e ka menaxhuar këtë situatë në mënyrë shembullore.
Ne me qeverinë po japim një shembull edhe për vendet e rajoniy. Populli e di që nuk e kam mbështetjen tuaj por unë kam mbështetjen e popullit.
Papunësisë në Kosovë tashmë iu shtua dhe koronavirusi, e ju doni ta leni vendin pa qeveri.
Ky miocion s’ka të bëjë me shkarkimin e minstrit Veliu apo me heqjen e trupave anerikane në Kosovë.
Ky mocion la lidhje me një marrëveshje të gatshme për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.
Ky është një pazxar presidencial por pazar me këtë qeveri nuk ka.’, tha Kurti.