“S’mund ta fyesh kamarierin” -Zbardhet përplasja në Manëz: Flori Paluçi qëlloi i pari, 21-vjeçari Daniel Pepa u përgjigj me armë


Është zbardhur dinamika e ngjarjes së rëndë në Manëz të Durrësit në orët e para të mëngjesit të sotëm (22 tetor) ku u vranë me armë zjarri dy persona, dyshohet pas një sherri për një kafe të pashërbyer nga kamarieri i lokalit pranë një karburanti në zonë.

Sipas të dhënave nga grupi hetimor, Daniel Pepa së bashku me Arianit Kurtin (një nga viktimat) kanë shkuar në lokal.

21-vjeçari Daniel Pepa i ka kërkuar kamarierit që t’i bënte një kafe, por ky i fundit iu është përgjigjur që ekspresi ishte i fikur dhe se nuk mund të bënte.

Më pas, sipas burimeve, Danieli i ka kërkuar që ta ndizte ekspresin duke përdorur edhe fjalë fyese në drejtim të kamarierit.

Aty ka ndërhyrë 33-vjeçari Flori Paluçi, i cili i ka thënë që “t’i nuk mund ta fyesh, kamarieri është ulur në tavolinë me mua”.

Pas këtij momenti kanë nisur debatet verbale mes tyre dhe kanë degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Sipas dinamikës paraprake, i pari që ka qëlluar është Flori Paluçi, i cili ka vrarë Arianit Kurtin, dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë 33-vjeçarin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme