Aplikacioni Snapchat ka bërë një përditësim të fundit, i cili ju lejon të ndryshoni username-in (emrin) tuaj.
Duke nisur nga nesër, përdoruesit e platformës nuk janë më të detyruar të hapin një llogari të re nëse nuk ju pëlqen emri që kanë vendosur, duke huburi kështu gjithçka që kanë memorizuar në llogarinë aktuale. Me disa hapa të thjeshtë “Snapchat” ju lejon thjesht të ndryshoni emrin që keni vendosur në fillim.
Si funksionin përditësimi i ri?
Mjafton të hapni aplikacionin e Snapchat-it dhe të klikoni ikonën “Bitmoji” që ndodhet lart në të djathtë të ekranit. Pasi të shfaqet opsioni “Settings”, klikoni mbi “username”, opsioni i dytë në menu-në që ju shfaqet. Pasi të keni bërë këtë procedurë, do të merrni një njoftim që ndryshimi mund të bëhet vetëm një herë në vit.
Duke klikuar “continue” dhe më pas “next” ju e keni përfunduar procedurën për ndryshimin e emrit në profilin tuaj.