Snapchat lanson Spectacles syzet sociale që xhirojnë videot që i ndani me miqtë

Duken si syze dielli, por në të vërtet xhirojnë video të shpejta për ti ndarë me shpejtësi në chat.

Quhen Spectacles dhe janë syze anti-telekamera të lancuara nga Snapchat, aplikacioni për mesazhet “përdori dhe hidhi” shumë e dashur për të rinjtë, në SHBA prej nëntorit dhe tani gati për të dal në Evropë.

Spectacles mund të blihen në shpërndarësit automatik, me një çmim sa një palë syze dielli.

Përveç se në Itali, këto syze do të shiten edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Gjermani dhe Spanjë.

Shitësit automatik quhen “Snapbot”, janë me ngjyrë të verdhë dhe do të jenë gjatë gjithë verës në Londër, Berlin, Paris, Venecia dhe Barcelonë, më pas do të shpërndahen në qytetet tjera të Evropës.

Spenctacles janë mënyra më e mirë për të krijuar kujtime duke regjistruar atë që ne shohim, pa qenë e nevojshme të përdorim duart, shpjegon përfaqësuesi i shoqërisë.

Spenctacles kanë një telekamer të vogël dhe do të mjaftoj një prekje për të filluar regjistrimin e një snapi, një video prej 10 deri në 30 sekonda dhe që mund ta ndani në Snapchat. Syzet do të kushtojnë rreth 150 euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme