Snopçe: Nuk është e ndershme të mos flasësh për 20%

Snopçe mbajti fjalë rasti në tubimin falënderues të ASh-së në Tetovë dhe theksin e vendosi te “ndershmëria” e politikës së BDI-së.

“Në gjuhën shqipe ka një porverbë: gur gur bëhet mur, por në Tetovë ju kan transformuar në gurthemel gurthemel bëhet gropë. Nuk është korrekte që një shkollë që duhej të bëhej në 2004, bëhet tani në 2024 dhe shkon kryeminsitri të vendosë gur themelin, në vendin ku popollata i ka dhënë gjithmonë përkrahje kësaj partie”, tha Snopçe.

Ai foli edhe për kryministrin teknik duke thënë se puna e parë e tij ka qenë shkarkimi i minstrave dhe drejtorëve të ASh-së dhe gurthemeli në Selcë për të disatën herë.
Snopçe akuzoi kryeminstrin shqiptar duke thënë se nuk ka guxim të fletë kundër 20%, apo për nxënësit shqiptar në Çashkë të cilët nuk mund të mësojnë të mësojnë në gjuhën amtare. Snopçe përmendi edhe njësitin Tigrat, apo edhe mungesën e investimeve në Pollog./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme