Sokoli e të tjerët nga Manastiri deri në Shkup përcillen me helikopter dhe masa të forta policore

Sami Ukshini dhe të burgosurit e tjerë të grupit të Kumanovës nga burgu i Manastirit dhe burgu i Prilepit deri në Shkup përcillen me helikopter dhe autoblinda tokësore.

Qytetarët e Manastirit theksojnë se nga orët e mëngjesit nis të qarkullojë helikopteri dhe e kemi të qartë se ka gjykim për Kumanovën, sepse asnjëherë më parë nuk kemi hasur në mobilizim të tillë.

Sipas tyre helikopteri fluturon nga Manastiri drejt Shkup, duke shoqëruar eskortën e mjeteve të blinduara. “Po e kam hasur dhe ai tërë kohën fluturon në shoqëri të mjeteve të blinduara që transportojnë të burgosurit”, thotë një qytetar i Manastirit per ina.

Në burgun e Manastirit kanë dërguar komandant “Sokolin” (Sami Ukshini), Ardijan Bujarin dhe Shefqet Hallaqin. Ndërsa në burgun e Prilepit kanë dërguar Demë Shehun, Muhamet Krasniqin – “Malisheva”, Valdet Zekajn dhe Nexhmedin Likën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme