Ole Gunnar Solskjaer mund të rikthehet në elitën e futbollit anglez pas një viti pauzë.
Trajneri norvegjez ishte shkarkuar nga Manchester United në nëntor të vitit të kaluar dhe tani mund të rikthehet sërish në Angli.
Është skuadra angleze Brighton që ka kontaktuar teknikun norvegjez dhe po kërkon afrimin e tij gjatë kësaj jave.
Klubi anglez po studion disa mundësi, megjithatë Solskjaer duket alternativa më e përshtatshme, pasi është i ri dhe me dëshirë për të bërë mirë, pas largimit nga Manchester United.
Edhe vetë norvegjezi preferon një rikthim në elitën e futbollit anglez, pasi dëshiron të tregojë se mund të bëjë mirë edhe ai trajner dhe për më tepër do të gjente një skuadër si Brighton, ku është punuar mirë dhe ka lojtarë cilësorë.
Solskjaer qëndroi tre vite te Djajtë e Kuq ku drejtoi gjigantin anglez në 168 ndeshje zyrtare.