Sondazh i KDI-së: Kjo parti i fiton zgjedhjet parlamentare nëse ato mbahen këtë të diele! PSD e Shpend Ahmetit vetëm 2 %

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar rezultatet e një sondazhi për subjektet politike nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin të dielen.

Bazuar në të dhënat e këtij sondazhi, LDK-ja do të siguronte shumicën e votave duke u pasuar nga PDK-ja, LVV-ja, AAK-ja dhe partitë tjera.

“LDK 30.8% PDK 23% LVV 21.2% AAK 10.4% Nisma Socialdemokrate 6.3% , Partia Socialdemokrate 2.4%, Lista Serbe 2% dhe 4.1% të tjera”, janë rezultatet e sondazhit të KDI-së, të cilat i ka publikuar në rrjetin shoqëror “Facebook” drejtori i këtij instituti Ismet Kryeziu.

Ashtu siç ka njoftuar ai,  11.6% e të anketuarve kanë refuzuar të përgjigjen në këtë pyetje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme