Sondazh i ri: Maqedonia e Veriut tregon shqetësime mbi shpejtësinë e aderimit në BE, mbi ekonominë dhe COVID-19, dhe dekurajim nga përfaqësuesit lokal

Sondazhi më i ri në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i zhvilluar nga Qendra për Hulumtime Anketuese e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) tregon shqetësime mbi shpejtësinë e aderimit në Bashkimin Evropian dhe numëron papunësinë dhe KOVID-19/qasjen në vaksina si dy shqetësimet më të mëdha të vendit. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut gjithashtu shprehin dеkurajim dhe zhgënjim me kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit lokal në pritje të zgjedhjeve që do të mbahen gjatë kësaj vjeshte.

Sondazhi tregon që procesi i aderimit në Bashkimin Evropian gëzon përkrahjen e 79% të publikut. Megjithatë, të anketuarit të cilët mendojnë që Maqedonia e Veriut është më afër hyrjes në BE sot në krahasim me vitin 2005 – kur për herë të parë u fitua statusi i shtetit kandidat, gjatë tre viteve të fundit është zvogëluar nga 57% në 32%.

“Vonesat dhe pengesat në procesin e aderimit të Maqedonisë së Veriut në BE, kohën e fundit kryesisht për shkak të vetos së vendosur nga Bullgaria, mesa duket vështirëson besimin e qytetarëve për progres të procesit të aderimit”, theksoi Paul McCarthy, Drejtori i IRI-t për Evropë. “Fatmirësisht, kjo nuk ka zhytur entuziazmin e tyre për një qëllim potencial afatgjatë për aderim në BE”.

Kur u parashtrua pyetja mbi problemin më të rëndësishëm, segmenti më i madh i qytetarëve (23%) theksuan papunësinë, pandeminë dhe shqetësimet për qasjen në vaksinat kundër KOVID-19 (22%).

Sondazhi gjithashtu tregon që qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë pak besim në përfaqësuesit e tyre lokal në pritje të zgjedhjeve lokale të planifikuara për në tetor. Pyetjes nëse do të përkrahin kryetarin e tyre të komunës për ri-zgjedhje, gjysma e të anketuarve (53%) janë përgjigjur që duhet të zgjidhet një kandidat i ri.

“Edhe pas një viti, pandemia mbetet shqetësimi kryesor për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët gjithashtu brengosen për qasjen në vaksina dhe pasojat ekonomike nga kufizimi i lëvizjes dhe bizneset e mbyllura. Në nivel lokal, qytetarët mund të kërkojnë ndryshime në zgjedhjet e ardhshme, duke rritur mundësitë e kandidatëve të opozitës”, nënvizoi McCarthy.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme