Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të hapë një Podkast të tij, ndërsa rubrikën e ka titulluar ‘Flasim’.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Rama pohoi se kjo rubrikë do të ketë të ftuar personazhe të ndryshme, pse jo dhe kundërshtarët e tij, të cilët i sfidoi duke i ftuar që të marrin pjesë.
“MIRËMËNGJES
Rama pohoi se personazhet e ftuara do të jenë nga të gjitha fushat, ndërsa shtoi se synimi është që të flitet lirshëm.
Kjo duket se është një lëvizje e sforcuar e Edi Ramës. Pasi e ka konstatuar në sondazhe që forca politike që ai drejton është në një ulje të madhe ka vendosur të kapë vetë ne dorë propagandën e partisë.
© SYRI.net