Sondazhi i UEFA-s: Tifozët nuk besojnë se Kosova mund të mposhtë Zvicrën

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“Dardanët” do të takohen me Zvicrën në “St. Jakob-Park”, me ndeshjen që do të luhet nga ora 20:45.

Matematikisht Kosova është ende në garë për kualifikimin historik, andaj ndeshja e sontme do të jetë e rëndësisë së madhe.

Kosovës i nevojitet vetëm fitorja ndaj Zvicrës, për të mbajtur gjallë shpresat dhe që gjithçka do të vendosej pastaj në xhiron e ardhshme, që është edhe e fundit në Grupin I.

Por, edhe “Helvetikët” synojnë vetëm fitoren sonte, për të siguruar një vend në Evropianin e ardhshëm.

Në faqen zyrtare të UEFA-s publikohet një anketë për çdo ndeshje, ku të gjithë mund të parashikojnë fituesin.

Në anketën për ndeshjen Zvicër – Kosovë, 50% e votuesve deri më tani mendojnë se Zvicra triumfon sonte, kurse 36% mendojnë se do të triumfojë Kosova.

Ndërkaq, 14% prej votuesve kanë parashikuar se kjo ndeshje do të mbyllet pa fitues.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme