Sondazhi në News24/ Antoni Noto tregon metodologjinë: Kampioni përfaqëson të gjithë votuesit e mundshëm shqiptarë

Antonio Noto ka sqaruar metodologjinë që është përdorur për sondazhin që publikohet sot në News24.


Në emisionin “Open” ai sqaron se kampioni përfaqëson të gjithë votuesit e mundshëm shqiptarë.

Antonio Noto: Ne kemi pasur një kampion të qytetarëve shqiptarë. Është i ndarë sipas gjinisë, moshës dhe zonës së banimit. Është në përpjesëtim me numrin e popullsisë që është rezident në Shqipëri. Psh. Në Shqipëri sot janë të pranishëm 49.1 % të popullsisë gra dhe 59% janë burra. Në kamponin tonë kemi të njëjtin përpjesëtim. Pastaj kampioni është ndarë sipas zonave rurale dhe urbane. Në kampionen tonë 55.6 % e popullsisë me vendbanim në zonat rurale dhe 44.4 % me vendbanim në zonat urbane. Më pas kampioni është i ndarë sipas prefekturave. Në Shqipëri 12% e popullsisë mes 12-24 vjeç, në rastin tonë 12% janë mes grup moshës 12-24 vjeç. kështu edhe me grup moshat e tjera. Është një kampion përfaqësues dhe përfaqëson të gjithë votuesit e mundshëm shqiptarë. Një në tre vetë nuk ka dashur të përgjigjet, në dy veta nga ata që është përgjigjur njëri ka treguar se për kë do të votojë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme