Sonte nga ora 22 e 30 në televizionin Dukagjini do të debatohet për Listën e Lëvizjes Vetëvendosje në vazhdën e debateve për listat e subjekteve politike.
Sipas drejtuesit të Emisionit ‘Debat Plus’, Ermal Panduri, në debat nga Lëvizja Vetëvendosje do të marrin pjesë Dardan Mollliqaj përballë panelit që përbëhet nga Berat Buzhala, Jusuf Thaçi dhe Parim Olluri
“Miq, përballja e liderëve dështoi, por përballja e madhe do të ndodh sonte në TV Dukagjini. Dardan Molliqaj përball panelit: Berat Buzhala, Jusuf Thaçi dhe Parim Olluri. Debat Plus ora 22:30”, ka shkruar Drejtuesi i Emisionit.
Buzhala dhe Molliqaj dhe eksponentë tjerë të ‘Lëvizjes Vetëvendosje’ në vazhdimësi kanë pasur polemika rreth politikave të Lëvizjes Vetëvendosje dhe rolin e saj në skenën politike.