Sonte në ‘Komiteti i Gazetës Express i drejtuar nga Berat Buzhalla’ – i ftuar Kim Mehmeti

Sonte në emisionin ‘Komiteti’ – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, është i ftuar shkrimtari Kim Mehmeti.

Emisioni transmetohet në ora 20:20 në RTV Dukagjini, më pas në uebsajtin e Gazetës Express.

Shkrimtari në ‘Komiteti’ përgjigjet për problemet dhe zgjidhjet e duhura në politikën e Maqedonisë.

Ai tregon se cili koalicion, sipas tij, do të arrinte ta zhbllokonte gjendjen politike pas zgjedhjeve të fundit?

Çfarë thotë Mehmeti për Nikola Gruevskin e çka për Zoran Zaev?

Si i mendojnë shqiptarët të dy liderët maqedonas, sipas Mehmetit?

Pse një pjesë e shqiptarëve zgjodhën të votojnë LSDM’në e Zaevit?

Çfarë po pengon zhvillimin e shqiptarëve në Maqedoni, sipas Mehmetit?

A ka arsye dhe mundësi, sipas tij, që në Ballkan të ketë shkëmbime territoresh?

Cila është Maqedonia që Kim Mehmeti e dëshiron?

Cili është ndikimi i religjionit te shqiptarët e Maqedonisë?

A ndikojnë te ta imamët e xhamive, të cilët nëpërkëmbin figurat historike shqiptare për shkak të religjionit?

Pse e quan Mehmeti kryeministrin  e Shqipërisë, Edi Rama, artist të parealizuar?

Çfarë mendon ai për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi?

Kush është shkrimtari më i madh shqiptar, sipas Mehmetit?

Në këto dhe pyetje të tjera përgjigjet sonte në ‘Komiteti’ shkrimtari nga Maqedonia, Kim  Mehmeti. /Express

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme