Sopoti, zhvillohet seanca e parë për dëmshpërblimin

Mbahet seanca e parë gjyqësore për dëmshpërblimin e ish të dënuarve në rastin Sopoti. Gjykata Civile ka pranuar dëshmitë e palës së dëmtuar. Në seancën e radhës do të dëshmojnë ish të dëmtuarit në rastin Sopoti.

Propozuam që në seancën e ardhshme të dëgjohen të gjithë paditësit për vuajtjet e tyre që i kanë pasur gjatë procedurës penale dhe vuajtjet në burg. Gjykata i pranoi të gjitha dëshmitë dhe në seancën e radhës si dëshmi do të merret edhe dosja e procedurës penale- deklaroi avokati Vullnet Paçuku.

Sopotasit presin që Qeveria të reflektojë dhe të pranojë marrëveshjen e propozuar nga institucioni Avokati i shtetit. Sipas tyre, kjo do të lehtësonte procedura dhe do të reduktonte shpenzimet e të gjitha palëve.

Në rast se bien dakord për vlerën për të cilën neve jemi pajtuar me Avokatin e shtetit, atëherë do mundët që t’i kërkojmë gjykatës që në një seancë më të hershme të lidhet marrëveshje gjyqësore e cila do të jetë e plotfuqishme dhe përmbaruese që të shkurtohen afatet për dëmshpërblimin dhe në këtë mënyrë edhe maltretimi i të dëmtuarve- theksoi avokati Vullnet Paçuku.

Avokati i shtetit dhe Sopotasit kanë nënshkruar një propozim marrëveshje për të cilën pritet edhe prononcimi i Qeverisë. Sipas marrëveshjes, ish të dënuarit do të dëmshpërblehen me 5.500 denarë për një ditë të vuajtur në burg e paraburgim. Padia e Sopotasve ndaj shtetit vjen par mohimit të Ministrisë së Drejtësisë për të nënshkruar marrëveshje për dëmshpërblim. Seanca e radhës është caktuar për më 21 shkurt të vitit të ardhshëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme