Sot asnjë autobus nuk u nis nga Stacioni i Prishtinës

Pronarët e autobusëve që kanë linja përreth Kosovës, janë duke protestuar brenda Stacionit të Autobusëve.

Koha.net ka mësuar se kjo protestë po ndodh si shkak i një vendimi që ka marrë Menaxhmenti i Stacionit të Autobusëve.

Agjencitë e këtyre autobusëve që kanë linja nëpër Kosovë, po kundërshtojnë vendimin e tyre që udhëtarët të paguajnë biletat brenda nëpër sportele.

Këta shoferë, sot nuk kanë qarkulluar në asnjë drejtim.

Brenda Stacionit të Autobusëve, është i pranishëm edhe një numër i madh i njësiteve policore duke e përcjellë protestën.

Të gjithë udhëtarët të cilët nuk posedonin bileta, policia i ka larguar nga autobusët.
Koha.net ka provuar të kontaktojë drejtorin e Stacionit të Autobusëve, Ylber Çitakun, për të folur rreth këtij vendimi, por ai ka qenë i paqasshëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme