Në të gjithë Serbinë sot do të mbizotërojë mot i jashtëzakonshëm, i ftohtë dhe me shi, mirëpo në lartësi mbi 1700 metra, pritet të bie edhe borë.
Në majat e Kopaunikut në Serbi pritet që sot gjatë ditës të bie borë. Gjithashtu vendi do të ballafaqohet me temperatura të ulëta.
Instituti Kombëtar Hidrometeorologjik në Serbi kanë paralajmëruar se në shumicën e vendeve atje do të bie shi dhe do të ketë mot të ftohtë. Të njëjtit, kanë paralajmëruar edhe borë.
Kurse, në Kosovë sot, gjithashtu po mbizotëron mot i ftohtë, më temperatura 17 gradë maksimalja dhe 4 gradë minimalja. Kështu do të jenë temperaturat në orët e mëngjesit, kurse për gjatë ditës, pritet të publikohet raporti i Institutit Meteorologjik të Kosovës.